
Mungesa e investimeve në lagjen numër 14 në Durrës, ka bërë që banorët të zhvillojnë një dëgjesë publike më Bashkinë e Durrësit. Shqetësimet por dhe problemet që u sjellin vështirësi në jetën e përditshme, ata i kanë shprehur përballë kryebashkiakes Emirjana Sako, e cila u ka premtuar në përfundim, zgjidhjen e tyre.



