Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, tha se është optimiste se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, do të mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjes atomike me Iranin, pas bisedave të saj me zyrtarët më të lartë në Uashington. Pas takimeve në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e shtetit, ajo tha se me zyrtarë të administratës Trump është diskutuar po ashtu, edhe për Rusinë.
Presidenti Donald Trump, disa herë i ka përsëritur kritikat e tij për marrëveshjen madhore atomike ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore, me të cilën kufizohen aktivitetet bërthamore iraniane, në këmbim për tërheqje të disa sanksioneve ekonomike. Gjatë fushatës së tij presidenciale, zoti Trump ka vlerësuar se “kjo ishte njëra prej marrëveshjeve më të këqia që është bërë ndonjëherë”, por konsiderohet se ai ka dërguar mesazhe të përziera lidhur me qasjen e tij ndaj marrëveshjes.
Trump disa herë ka thënë se do ta “shkatërrojë” atë, megjithqë, po ashtu, ka theksuar se do të zhvillonte “negociata të reja” për kushtet e marrëveshjes. Zonja Mogherini tha se diskutimet për marrëveshjen me Iranin ishin qëllimi kryesor i saj gjatë vizitës në Uashington dhe se ajo është e kënaqur me bisedime. “Jam risiguruar nga ajo që kam dëgjuar në takime, për synimin për implementim të plotë të marrëveshjes, në të gjitha pjesët e saj”, tha Federica Mogherini.