Policia bënë bilancin/ Rreth 26 mijë gjoba këtë javë në gjithë vendin, pezullohen 121 leje drejtimi

Policia bënë bilancin/ Rreth 26 mijë gjoba këtë javë në gjithë vendin, pezullohen 121 leje drejtimi

Policia Rrugore ka vendosur 26 841 gjoba gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin.

Në bilancin e Drejtorisë së Policisë Rrugore, bëhet më dije se shumica e gjobave rreth 7632 janë vendosur për shpejtësi tej normave të lejuara, po ashtu edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe për parakalime të gabuara.

Gjatë kësaj jave, nga Policia Rrugore, si rezultat i shtimit të kontrolleve me mjetet inteligjente, radarët automatikë, dronët, dragerat dhe së fundi edhe teleskopët, për të evidentuar përdoruesit e celularit, gjatë drejtimit të automjeteve ka pezulluar edhe 121 leje drejtimi në të gjithë vendin, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim mjeti në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt.

Po ashtu, janë arrestuar 31 drejtues mjetesh, nga këta 24 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si dhe është goditur një rast i tentativës për të korruptuar punonjësin e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative.

Masat administrative:

26 841 masa administrative në të gjithë vendin

7632 për shpejtësi tej normave të lejuara, por pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit

1356 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

1468 për mospërdorim të rripit të sigurimit

1846 për parakalime të gabuara

857 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

435 për shpejtësi dhe manovra të rrezikshme në rrugë

248 për drejtim mjeti/motomjeti në efektin e alkoolit

10711 për parkim të gabuar

2288 për shkelje të ndryshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy