”Kleringu” me pronat shtetërore/ Sejamini: Qasje klienteliste nga Rama, mungesë transparente dhe vendime të pastudiuara (VIDEO)

”Kleringu” me pronat shtetërore/ Sejamini: Qasje klienteliste nga Rama, mungesë transparente dhe vendime të pastudiuara (VIDEO)

Sipas një vendimi të fundit qeveritar, godinat shtetërore do të kthehen në kulla shumëkatëshe, ku prona shtetërore do t’i jepet firmave private vetëm me një përqindje ndërtimi. Nisma e qeverisë ka marrë jetë nga Korporata e Investimeve Shqiptare, e cila u krijua enkas për të tjetërsuar godinat dhe truallet shtetërore. 

Drupal Ad

Këtë vendim Neritan Sejamini, në një analizë për edicionin e lajmeve në MCN tv, e sheh si një vendim të marrë tërësisht pa asnjë studim dhe analizë të qartë.

Gjëja e parë që duhet të themi është se këto vendime merren pa ndonjë studim, pa ndonjë analizë.

Edhe fakti se qeveria pretendon se nuk ka burime financiare apo që qeveria pretendon se nuk ka asete të tjera për të ndërtuar ndërtesa qeveritare, është fakt që ne nuk e dimë, fakti i supozuar i qeverisë, por që ne nuk është se kemi analiza apo shifra për ta gjykuar ato.

Me shumë vendime që merr qeveria në fushën e investimeve, të gjitha këto bëhen në mënyrë arbitrare, pa pasur analiza, pa pasur shifra, dhe mbi të gjitha pa pasur transparencë, sepse asnjëherë nuk bëhet e qartë cilat janë arsyet, cilat janë analizat, cilat janë të dhënat apo faktet që e kanë çuar qeverinë të merr një vendim.

Sipas Sejamini, qasja e kryeministrit Rama është tërësisht klientelistë dhe me mungesë transparence në raport me pronën publike.

Kjo është një qasje e hershme e z.Rama, i cili si në fillim të karrierës që kur ka qenë kryetar bashkie, ka pasur një qasje të bashkëpunimit me privatin, një qasje tejet klientaliste, jepja privatit pasurinë publike dhe merri njëfarë shpërblimi publik nga ajo që privati do fitoj duke shfrytëzuar pasuritë publike.

në shumë shembuj që ka barë Rama duke dhëne pasuritë shtetërore, është një qasje klienteliste e cila nuk është transparente dhe mbi të gjitha mund te bien ndesh me një serë ligjesh që ne kemi,

ligjet për pronën publike dhe tjetërsimin e saj, ligjet për prokurimin publik, ligjet për koncesionet, etj. Kjo, pavarësisht se qeveria Rama është përpjekur ti përshtasi ligjet pikërisht për ti shërbyer këtij koncepti dhe këtij vizioni klientelist që z.Rama ka për zhvillimin e pasurive publike.

Një gjë është për të ardhur keq, qeveria Rama, në mandatin e saj ka investuar, 500-600 milion € në rregullimin e fasadave.

Kam përshtypjen se kjo është një qasje e Ramës që do ti privatizojë të gjithë pasuritë publike përfshirë tokën publike, gjatë kohës që ai do qeverisi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy