Hetimi i Bankers/ Shahu: Të mos preken pagat e punonjësve! Pasiguria financiare do ishte e rëndë

Hetimi i Bankers/ Shahu: Të mos preken pagat e punonjësve! Pasiguria financiare do ishte e rëndë

Dritan Shahu, nënkryetar i sindikatës së hidrokarbureve, tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se sindikata po ndjek me vëmendje situatën me Bankers Petroleum, për të siguruar që do paguhen pagat e punonjësve dhe që ata s’do preken pas nisjes së hetimeve. Shahu tha se nuk di të thotë që kompania mund të kalojë në falimentim, por sindikata do jetë e përgatitur përgatitur për çdo lloj situate.

Sindikata po ndjek me vëmendje situatën, për të garantuar që punonjësit nuk do të preken nga situata, dhe që s’do ketë probleme financiare kontraktuale në zbatimin e kontratave individuale dhe kolektive në lidhje me punonjësit dhe që veprimtaria e kompanisë të mos ketë ndikime të drejtpërdrejta nga kjo gjë. 

Nuk kemi diçka zyrtare të dalë nga hetimi, për çfarë po hetohet dhe kush janë përgjegjësit, pavarësisht fletë-arresteve që janë lëshuar dhe arrestimit të CEO-s. Ka një perceptim që mund të ketë abuzime, por për sa kohë s’është bërë publike, s’mund të shprehemi paraprakisht. Xhiroja është shumë e madhe e kompanisë Bankers, aktualisht prodhimi mund të jetë në vlerën 500 mijë ton në vit, që mund të vejë në vlerën 250 milionë euro, por janë shpenzimet që kryen kompania dhe bilancet e saj financiare ku rezulton me fitim negativ. Tre vitet e fundit ka pasur fitim të vogël kompania. Kanë qenë 230 milionë dollarë që Bankers i ka pretenduar si kosto të humbura në Gjykatën e Arbitrazhit. 

Nuk di ta them nëse kompania mund të kalojë në falimentim, por do jemi të përgatitur për çdo lloj situate. Nëse kompania kalon në pamundësi financiare për të paguar punonjësit, do kërkojmë informacione nga të gjitha institucionet, kompania, dhe të marrim masat e duhura që të garantohen pagat dhe vijueshmëria e punës. Do ishte shumë e rëndë nëse do arrihej te pasiguria financiare, që mos ketë garanci financiare për të paguar pagat. Kemi lënë një takim me kompaninë. Kemi pasur edhe protesta përpara zyrave të kompanisë. Punonjësit janë interesi i parë”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy