Kalb organet e pacientëve me Covid, India në alarm nga “kërpudha e zezë”

Kalb organet e pacientëve me Covid, India në alarm nga “kërpudha e zezë”

Një numër i madh i pacientëve me Covid-19 në Indi janë duke rezultuar me një infeksion të rrallë dhe potencialisht vdekjeprurës të njohur si “kërpudha e zezë”.

Mediat e huaja bëjnë me dije se pacientët e infektuar dhe ata që janë shëruar po diagnostikohen me mukormikozë, e njohur si “kërpudha e zezë”, ky infeksion bën që organet të kalben.

Lajmi për qarkullimin e këtij infeksioni u bë me dije ndërsa kombi i dytë më i populluar në botë po raporton 370.000 raste të reja dhe 3.700 viktima vetëm brenda 24 orëve.

Mukormikoza zakonisht është më agresive te pacientët me Covid-19 pasi sistemi i tyre imunitar është dobësuar. Infeksioni mund të çojë në nxirje apo ngjyrosje të hundës, të shkaktojë shikim të turbullt, vështirësi në frymëmarrje dhe kollitje me gjak.

Zyrtarët kanë paralajmëruar që niveli aktual i vdekshmërisë është shumë më i lartë dhe trajtimet shumë më të kushtueshme.

Ekspertët mjekësorë konfirmuan se India kishte pësuar një rritje të ndjeshme të rasteve të reja në javët e fundit, ndërsa ministria e Shëndetësisë këshilloi se si të trajtohet infeksioni. Ata këshilluan mjekët se si të kuptonin simptomat e hershme të këtij infeksioni, i cili përfshinte dhimbje të sinusit ose bllokim të hundës në njërën anë, dhimbje koke, ënjtje ose mpirje dhe dhimbje dhëmbësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy