Rrëmbimi nga policia serbe dhe plagosja/ Gashi rrëfen kujtimet e trishta nga lufta në Kosovë

Rrëmbimi nga policia serbe dhe plagosja/ Gashi rrëfen kujtimet e trishta nga lufta në Kosovë

Këngëtari Asim Gashi gjatë intervistës në “Stay Tuned” kujtoi momente të trishta nga lufta në Kosovë. Ai rrëfeu se është rrëmbyer nga policia serbe, por ka shpëtuar pas komunikimit në serbisht të nënës së tij.

Po ashtu i tregoi se ka mbetur i plagosur, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima në familjen e tij.

Lufta fillimisht ka filluar në vendlindjen e Adem Jasharit, dhe unë vij nga ai rajon. Lufta është shumë e keqe. Kam pasur një status, kur më ka kidnapuar policia serbe dhe për fat të mirë, nëna ime e ka njohur gjuhën serbe dhe ka komunikuar me ta. Një rast që kam shpëtuar. Kemi pasur edhe raste të tjera, që s’dua të hyj fort në këto tema, kur kemi parë njerëz të mbytur, duke i vrarë. Për fat të mirë në familje s’kemi pasur ndonjë rast të rëndë, përveç dëmeve materiale dhe fizike. Të vdekur dhe të plagosur, përveç meje që jam plagosur”.

Ndër të tjera ai tregon se si i ruante babai video-kasetat gjatë periudhës së luftës.

Kam një video, për fat të mirë e kam shpëtuar nga lufta, dhe babai ka qenë shumë fanatik ndaj sendeve me vlerë. Nuk e harroj kurrë, hapi një gropë, e pati mbyllur me qese për të ruajtur videokasetat. I kam videot qysh i vogël në shkollë, duke kënduar, në korin e shkollës, mandej si solist. Kam kryer shkollën e mesme të pianos, fakultetin e kam përfunduar në Shkup dhe kam qenë 9 vite pjesë e filarmonisë, tani jam vetëm pjesë e Gardës së Kosovës. Talentin si këngëtar e kam pasur, jo vetëm, por edhe vllaznia”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy