Ligjet klienteliste, Tomorri: Ligji për dividendin fali 35 milionë euro taksa  

Ligjet klienteliste, Tomorri: Ligji për dividendin fali 35 milionë euro taksa  

Një raport i Transparency International dhe Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, i cili u publikua sot, konkludon se të paktën 9 ligje të miratuara nga Parlamenti shqiptar janë ndikuar nga grupe interesi dhe klienteliste. I ftuar në studion e lajmeve në MCN TV, gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, tha se gjetjet e raportit janë vetëm një pjesë e vogël e asaj që ka ndodhur me ligjet e miratuara vitet e fundit. Tomorri solli si shembull rastin e ligjit për dividendin, që sipas tij kishte për qëllim lehtësimin nga detyrimet të ish-kompanisë AMC.

Raporti ka dhënë vetëm një pjesë të asaj që ka ndodhur. E kam të vështirë të gjej një ligj që është bërë në 2-3 vitet e fundit që ka të bëjë me kapjen e shtetit. Mund të përmend që nga ligji për uljen e dividendit që kishte target ish-kompaninë AMC. Përmes atij ligji u falën 35 milionë euro taksa me ligj në Parlament. Ligji i Teatrit është shembulli si shteti vihet në funksion për të kënaqur interesa të caktuara klienteliste”.

Sipas Tomorri, në kushtet e një drejtësie jofunksionale, ligjet me porosi nuk dekurajohen.

Mekanizmi kryesor është drejtësia. Një sistem i pavarur dhe funksional do të bënte të zbulohej mekanizmi. Por kjo nuk ndodh në Shqipëri. Dini nëse është hetuar ndonjë ligj i tillë? Nëse prokuroria dhe i gjithë sistemi do të bënin punën e tyre, çdo zyrtar do të mendohej mirë para se të ndërmerrte një hap të tillë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy