Ekspertiza greke për shqiptarin: Vdiq nga shembja e kafkës

Ekspertiza greke për shqiptarin: Vdiq nga shembja e kafkës

Kur ka kaluar më tepër se një muaj nga vdekja e 29-vjeçarit shqiptar Pëllumb Marnikollaj në ambientet e policisë greke, ekspertiza atje nxorri si shkak shembjen e kafkës dhe traumën e rëndë. Nga të dhënat e siguruara nga autopsia e trupit është konstatuar thyerje e kafkës, shembje e trurit, plagë në kokë, hematoma, dërmishtje të kokës, trupit dhe gjymtyrëve. Këto dëmtime kaq të rënda, sipas raportit, janë kryer me mjet të fortë, jo i mprehtë.  

 

Nga të gjitha këto veçori të dëmtimeve, veçanërisht atyre në kokë, specialistët nuk përjshtojnë mundësinë që ato të jenë shkaktuara edhe nga rrëzimi prej një lartësie të madhe. Familja e Pëllumb Marnikollaj u njoftua për vdekjen e tij në datën 12 Gusht, 10 ditë pas vdekjes së tij.

 

Ata pretendojnë se i afërmi i tyre është dhunuar nga policia greke, ç’ka ka sjellë si pasojë vdekjen e tij. Ndërkohë, policia greke pretendon se 29-vjeçari është vetëhedhur nga kati i katërt i rajonit të policisë “Kato Patisia”. Babai dhe vëllai i Marnikollajt, këto ditë kanë qenë mes një turrme protestuesish grekë, ku mbanin në duar fotografinë e tij me mbishkrimin “Përgjegjësit para drejtësisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy