Macron nga OKB: Izraeli t’u japë fund sulmeve në Liban!

Macron nga OKB: Izraeli t’u japë fund sulmeve në Liban!

Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje Izraelit nga selia e OKB-së që t’u japë fund sulmeve vdekjeprurëse në Liban.

“Ne i bëjmë thirrje Izraelit të ndërpresë këtë përshkallëzim në Liban dhe Hezbollahut të ndalojë lëshimet e raketave drejt Izraelit. Ne u bëjmë thirrje të gjithë atyre që i sigurojnë Hezbollahut mjetet për ta bërë këtë, të ndalojnë së vepruari”, tha ai.

Izraeli ka thirrur dy brigada rezervë në kufirin verior ndërsa vazhdon bombardimet në të gjithë Libanin, që kanë lënë qindra të vrarë dhe kanë detyruar mbi 90 mijë të zhvendosen.

Shtetet e Bashkuara dhe Franca po përpiqen të arrijnë një marrëveshje të përkohshme për të ndalur armiqësitë midis Izraelit dhe grupit libanez Hezbollah me synimin për të hapur bisedime më të gjera diplomatike, tha presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i tha kryeministrit libanez Najib Mikati se komuniteti ndërkombëtar duhet të zbatojë urgjentisht një zgjidhje për të ndaluar agresionin e Izraelit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy