Finalja e Conference League/ Yzeiri: Europa na ka paragjykuar, sporti bëri atë që s’e bën askush

Finalja e Conference League/ Yzeiri: Europa na ka paragjykuar, sporti bëri atë që s’e bën askush

Analisti Ilir Yzeiri komenton finalen e Conference League mes ekipit italian të Romës dhe atij holandez të Feyenoord.

Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, ai kujtoi se ishte duke shëtitur me të shoqen dhe përballë tifozëve i erdhi ndërmend një titull.

Më erdhi titulli ‘Të pushtuar nga perëndimi’, krahasim i kundërt me sa ndodh zakonisht. Pushtimet i kemi nga Lindja, kanë ardhur gjithmonë andej. Sot po shkohet drejt Perëndimit.

Nuk ka lëvizje në botë që të imitojë Lindjen si model zhvillimi. Në Afganistan po ndalohet arsimimi i femrave, shkolla. Gazetarja e CNN ka bërë një reportazh dhe gjeti se janë hapur shkolla ilegale.

Ata që mbrojnë fenë islame duhet të turpërohen me këtë gjë. Në Pakistan intervistuan një hierark të lartë të fesë islame i cili ishte kundër kësaj mase.

Ai tha se ne duhet t’i arsimojmë femrat, se kur të vijë momenti për t’i vizatuar duhet t’i çojmë tek femrat. Unë e kam quajtur një iluminizëm cinik.

Lidhur me ndeshjen ai tha se kishte rrisqe, por shtoi se më në fund janë lënë pas shumë gjëra.

Yzeiri shtoi se Shqipëria e nisi demokracinë me krime të mëdha, si 2 prilli apo viti 1997.

Deri në vitet 2000 e ca, ishim jashtë serie. Demokracinë e instaluam që të çonim në ekstrem babëzitë tona. Për çudi shqiptarët u ringritën.

Në vitet 2000-2001, shqiptarët u ringritën sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Dalëngadalë filloi të ngrihet dhe shteti dhe këto vitet e fundit kemi bërë hapa gjigante, kemi ndërtuar Polici. Ne s’kishim mjete.

Që kur ishte Saimir Tahiri, me atë filloi reforma në Policinë e Shtetit dhe ka vazhduar. Vetëm një polici e reformuar përballoi situatën, stadium modern.

Europa na ka paragjykuar gjithmonë. Ky ishte rasti, atë që të bën sporti dhe manifestime të tilla, nuk ta bën dot askush, as shkenca, asgjë. Kjo është merita e gjithë atyre që arritën të prodhojnë sukses në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy