KLGJ ka vendosur t’i japë kohë kreut të KED dhe GJL, Ardian Dvorani, për të paraqitur argumentet për mandatin e tij në Gjykatën e Lartë.
Kreu i KED do të ketë disa ditë kohë për të formuluar argumentet e tij ligjore lidhur me mbarimin e mandatit të tij.
Mbledhja e radhës e KLGJ mund të mbahet të martën edhe pse nuk ka një datë fikse.
Ditë më parë, presidenti Ilir Meta vuri në dijeni KLGJ dhe Gjykatën e Lartë se Dvoranit i ka mbaruar mandati dhe s’mund të jetë më as anëtar i Gjykatës së Lartë dhe as kreu i KED. Rregulli ishte që Dvorani duhet të kthente përgjigje në lidhje me këtë çështje brenda 24 orëve, por pas kërkesës së tij i është dhënë më shumë kohë.
Dvoranit i ka mbaruar mandati që në 2014 por ka qëndruar në detyrë prej vakumit në GJL, derisa mbeti dhe si anëtari i vetëm i saj si pasojë edhe kreu i KED.



