Presidenti Meta paralajmëron se sot do zbulojë “fakte të reja të grushtit të shtetit”

Presidenti Meta paralajmëron se sot do zbulojë “fakte të reja të grushtit të shtetit”

Presidenti Ilir Meta do të jetë në një konferencë për median për të publikuar “fakte të reja të grushtit të shtetit” informon zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi në një postim në facebook.

Konferenca do te jetë në orën 12:00.

Presidenti Meta dje në rrjetin social Facebook, shkruante se çdo qytetar i vendit tonë duhet të kuptojë se kriza e tmerrshme institucionale, ekonomike e shoqërore, si dhe rritja e pasigurisë për të ardhmen, buron nga mungesa e ndërgjegjësimit tonë si shoqëri për domosdoshmërinë e mbrojtjes së Kushtetutës nga politikanët që për më shumë pushtet i venë kazmën themeleve të shtetit, si përmes ndërhyrjeve të nxituara dhe jo transparente, ashtu edhe përmes bërjes së ligjeve anti-kushtetuese që minojnë sundimin e Kushtetutës dhe shtetit ligjor, siç është bërë traditë sidomos në vitet e fundit.

Për Presidentin, është koha që sovrani të thotë fjalën e tij ndaj këtyre puçistëve që nxjerrin ligje për të shkelur dhe dhunuar Kushtetutën e Republikës.

"Është koha të shpëtojmë shtetin e të gjithë shqiptarëve nga pengmarrësit e pushtetit! Ndaj në 2 mars zëri juaj duhet të dëgjohet si asnjëherë tjetër" theksonte Meta në postimin e tij në facebook.

Më 2 mars, presidenti Ilir Meta ka ftuar popullin që ti bashkohet në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", për të krijuar atë që ai e ka konsideruar si "Besëlidhja kundër grushtit të shtetit".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy