Sekretari i saj i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili u përfshi në një përplasje fizike, me këshilltarin socialist, Halit Valteri, gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit Bashkiak, flet për një skenar të parapërgatitur. Blushi tha se kryebashkiaku Veliaj erdhi në mbledhje me jelek antiplumb, ndërsa në sallë kishte civilë të armatosur. Blushi tha se Bashkia nuk pranon të dërgojë pamjet filmike të seancës, për të sqaruar plotësisht ngjarjen.

Ngjarja e djeshme ishte e planifikuar. Është planifikuar që në atë seancë të kishte gjakderdhje. Më kanë informuar burime pranë policisë dhe Veliaj ka qenë i veshur me antiplumb. Në sallë ka pasur civilë me armë. E gjitha ajo skenë ka qenë e planifikuar. Të gjithë e panë vetë kryetarin e bashkisë në 40 gradë me xhup. Unë i hodha në fytyrë aferat Erion Veliajt dhe u provokova nga një horr. Jam mbajtur në komisariat 5 orë sepse Veliaj nuk sillte provat filmike.

Ndërsa kreu i PL, Ilir Meta, tha se protestat para Bashkisë së Tiranës do të vijojnë.

Nuk lënë gazetarët, nuk lënë mediat, fusin njerëz të armatosur në sallë. Nuk çojnë pamjet. Protestat do të përshkallëzohn. Regjimi i Dumdumanëve dhe McGonigalëve ka zero të ardhme. Çdo gjë e kemi të dokumentuar. Ora e drejtësisë do të vijë për të mbrojtur popullin dhe qytetarin. Të gjithë në protestë.