
Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Kodovjat në Gramsh. Burimet bëjnë me dije se një mjet në levizje ka përplasur një grua.
Paraprakisht mësohet se gjendja shëndetësore e të plagosures është stabël. Ajo është dërguar në spitalin e Gramshit për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ka bërë të mundur shoqërimin e drejtuesit të mjetit drejt komisariatit për ta pyetur rreth rrethanave të aksidentit.



