Partia e Lirisë ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrimin e koalicionit për zgjedhjet lokale të 14 majit.
“Bashkë fitojmë” do të quhet koalicioni i drejtuar nga Partia e Lirisë, ku në përbërje të tij është edhe Partia Demokratike e Shqipërisë, e përfaqësuar nga Sali Berisha, Partia Demokristiane dhe Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa drejtuar KQZ-së, mban firmën e nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari.
Në këtë mënyrë, PD-ja e Berishës, me një taktikë të ngjashme si në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të kaluar, kur u rendit nën logon e LSI-së, synon të kapërcejë teknikalitetet që nuk e lejojnë të regjistrohet në zgjedhje.



