Krizë mes Presidencës dhe qeverisë për emrin e ri të ministrit të Brendshëm (VIDEO)

Krizë mes Presidencës dhe qeverisë për emrin e ri të ministrit të Brendshëm (VIDEO)

Komunikimi mes kryeministrit dhe kreut të shtetit në lidhje me dekretimin e ministrit të Brendshëm do të vijojë. Kështu thuhet në një njoftim të shpërndarë nga Kryeministria pas takimit që kreu i qeverisë, Edi Rama, pati me presidentin Meta paraditen e sotme.

“Me kërkesë të tij, Kryeministri u takua me Presidentin e Republikës, për të diskutuar rreth përmbajtjes së letrës së këtij të fundit mbi propozimin për dekretimin e Gjeneral Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm. Bashkëbisedimi ishte i hapur e konstruktiv dhe kryeministri do të vijojë komunikimin me Presidentin e Republikës”, thuhet nga burime zyrtare të kryeministrisë.

Mosdekretimi i Sandër Lleshit, Rama i shkon Metës në zyrë

Mosdekretimi i Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm nga presidenti Meta ka çuar sot kryeministrin Rama në Presidencë. Takimi në zyrën e kreut të shtetit vjen me kërkesë të vetë kryeministrit Rama, një ditë pasi Meta njoftoi mosdekretimin e propozimit të Ramës për postin e ministrit të Brendshëm.

Një ditë më parë, Rama iu drejtua me një mesazh deputetëve të vet, të cilëve u kërkoi të mos bënin asnjë koment në lidhje me këtë çështje.

“Lutem asnjë lloj komenti askush për vendimin e Presidentit! Ne jemi shumica dhe ne kemi detyrën t’u dalim Zot njerëzve, vendit, Kushtetutës me maturi dhe vendosmëri. Politika është shah, mos e harroni”, thuhej në mesazhin e Kryeministrit drejtuar deputetëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy