Rakipi: Protestë e stërmadhe, njerëzit i thirri halli! Qeveria duhet të shqetësohet

Rakipi: Protestë e stërmadhe, njerëzit i thirri halli! Qeveria duhet të shqetësohet

Gazetari Ylli Rakipi, e cilësoi këtë të sotmen si protestë klasike të opozitës brenda kuadrit që jemi mësuar ta shohin.

Një protestë ku gjithçka u interpretua sipas një rregulli të vjetër dhe të ri. Vinte pas një proteste të madhe të bërë nga opozita në 7 korrik, ndërsa kjo ishte një protestë e stërmadhe.

Nuk kishte vetëm njerëz të opozitës, militantë të flaktë, si ndër vite.

Aty njeriu i kujdesshëm mund të lexonte se kishte dhe njerëz shumë qytetarë dhe dukej se pjesën më e rëndësishme të këtyre njerëzve në këtë protestë e kishte sjellë halli, kishin ardhur dhe për opozitën, por një pjesë të rëndësishme e kishte sjellë halli.

Ishte protestë shumë masive, u habita për këtë pjesëmarrje mjaft të gjerë.

Aty dukej që kishte njerëz në hall, njerëz që nuk kanë ç’të bëjnë, dhe që kanë dilemë të madhe me veten.

Duke folur në studion e lajmeve të MCN Tv, Rakipi deklaroi se kjo është mënyra që duhet të lexoj qeveria që kemi dhe veçanërisht Edi Rama që sipas tij, po mban fjalime për botën.

Nuk është se bën keq, por ata njerëz që ishin mbledhur, duhet të mbledhë dhe ata dhe këtyre t'u flasë. Tu tregojë se çfarë po bën për ta.

Qenia non grata e Berishës apo e Metës ose jo spiun, nuk e zhbën dot mbledhjen e njerëzve. Këta i ka thirrur halli i madh dhe ky moment duhet ta shqetësojë vërtetë qeverisjen.

Qeveritë për 22 vjet i ka rrëzuar kundërshtari. Nuk është vetëm problemi i bukës, por jetesa, një brez që kërkon gjërat elementare, kjo është një ikje masive.

Rama është i zgjedhur këtu dhe duhet të merret seriozisht me këtë vend, nëse do të vazhdojë të qeverisë Shqipërinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy