
Kryeministri i Bregut të Fildishtë Amadou Gon Coulibaly, i cili është kandidati i partisë në pushtet në zgjedhjet presidenciale të tetorit, është dërguar në Francë për kontrolle mjekësore.
Në deklaratën e shkurtër të presidencës nuk u dhanë detaje shtesë rreth gjendjes shëndetësore të Gon Coulibaly. Coulibaly, 61-vjeçar, u izolua në fund të marsit për shkak të ekspozimit të mundshëm ndaj koronavirusit, por nuk rezultoi pozitiv ndaj testimit.
Ministri i Mbrojtjes Hamed Bakayoko, i cili u shërua nga koronavirusi muajin e kaluar, do të shërbejë si kryeministër i përkohshëm në mungesë të Gon Coulibaly, thuhet në deklaratë.
Bregu i Fildishtë ka regjistruar më shumë se 1300 raste të koronavirusit, një nga shifrat më të larta në Afrikën Perëndimore dhe 15 vdekje.



