Policia e Shtetit është në gatishmëri gjatë festës së Pashkëve. Në një njoftim të shpërndarë për shtyp, Policia e Shtetit bën të ditur se ka kaluar në shërbim të përforcuar me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë me rastin e Festës së Pashkëve. Masat e sigurisë janë shtuar në objektet fetare, në ambientet ku zhvillohet festa dhe në rrugët kryesore nacionale dhe rurale.
“Në këtë kuadër janë marrë në drejtim të rritjes së prezencës policore në territor, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale. Të ruajtjes së rendit dhe të sigurisë në objektet fetare si dhe në ambjentet ku do zhvillohet festa e Pashkëve. Në drejtim të rritjes së sigurisë rrugore, duke shtuar patrullimet e Policisë Rrugore në akset nacionale dhe akset kryesore rurale”, sqaron policia.
Ndërkohë, masa janë marrë edhe në pikat e kalimit kufitar, për të lehtësuar hyrjet dhe daljet e udhëtarëve, fluksi i të cilëve shtohet në reste festash.
“Në këtë kuadër në porte, aeroport dhe në pikat e kalimit kufitar, janë shtuar sportelet me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore për të gjithë shtetasit vendas e të huaj që do të hyjnë apo dalin nëpërmjet pikave të kalimit porteve dhe aeroportit duke shmangur vonesat dhe radhët e gjata”, njofton Policia e Shtetit.



