Sula: Partisë Demokratike zyrtare nuk i ka humbur kryetari, por anëtarët!
Ngjarjet e fundit në PD zyrtare të cilat eksaluan me debate dhe gjuhë urrejtjeve mes anëtarëve në mbledhjen e Kryesisë, kanë çuar në një ‘vend qëndro’ këtë parti.
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, tha në emisionin “Të Paekspozuarit”, se Partisë Demokratike zyrtare nuk i ka humbur kryetari, por anëtarët .
Unë për vetë kam treguar se i them gjërat qartë kur nuk i dua. E kam thënë që nëse opozita do të bëhet thjeshtë për të mbijetuar kryetari ose disa persona, jam kundër, nëse do të arrijë që të mbajë Berisha me mbështetësit një copë, dhe një copë Basha me mbështetësit e vet, jam kundër.
Jam kundër procesit farsë. Kësaj Partie Demokratike zyrtare nuk i ka humbur kryetari, por anëtarët. Partitë në Shqipëri janë të shkatërruara nga kryetarët, 90% e deputetëve, anëtarëve janë dele para kryetarit.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.