Studentët e mjekësisë kanë zhvilluar sot një tjetër protestë, këtë herë para Ministrisë së Arsimit ku edhe kanë dorëzuar një letër me 5 kërkesa. Ata bëjnë thirrje që ministria të tërhiqet nga miratimi i draftit që i detyron të punojnë për 3 vite në Shqipëri, ndërsa thonë se protestat nuk do ndalen deri në plotësimin e këtyre kërkesave.



