Daçiç: Serbia nuk pranon që njohja e Kosovës të jetë kusht për anëtarësim në BE

Daçiç: Serbia nuk pranon që njohja e Kosovës të jetë kusht për anëtarësim në BE

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, tha se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë atëherë kur pala serbe do të marr informacione konkrete mbi zbardhjen e vrasjes së liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviç

Vrasja e liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviç, është një kërcënim për stabilitetin në rajon dhe vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit” tha Daçiç.

Duke folur për projekt-strategjinë e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, sipas të cilit Serbia do të mund të anëtarësohej në vitin 2025, por me kusht që deri në fund të vitit 2018 të arrijë një marrëveshje të plotë me Kosovën, Daçiç ka thënë se “duhet të presim versionin përfundimtar dhe të shohim nëse do të mbetët ky afat”.

Duke shtuar se deklaratat e disa ambasadorëve perëndimorë se i ashtuquajturi normalizim nënkupton pranimin e Kosovës në OKB, kurrë nuk do të mund të kalojë në Këshillin e BE-së, sepse as në BE nuk ka qëndrim unik për Kosovën.

Por, edhe nëse kanë qëndrim unik, neve nuk na intereson. Nuk mund ta pranoj kurrë që njohja e pavarësisë së Kosovës është çmimi i hyrjes sonë në BE” tha Daçiç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy