Bizneset dhe zonat e gjelbra që lehtësohen nga e hëna (VIDEO)

Bizneset dhe zonat e gjelbra që lehtësohen nga e hëna (VIDEO)

Duke nisur nga dita e nesërme, qytetarët do të kenë mundësi të rrinë përjashta 30 min më shumë. Në një deklaratë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se ky lehtësim është pjesë e strategjisë së rihapjes graduale.

Duke filluar nga dita e hënë, datë 27 prill, do të zgjerohet fasha e lëvizjes për qytetarët nga 90 minuta në 2 orë, duke ruajtuar parametrat e sigurisë të distancimit social dhe duke zgjeruar mundësinë e kryerjes së shërbimeve thelbësore në një hapësirë kohore më të gjerë”, tha Manastirliu.

Ndërkohë, kategoritë e bizneseve që do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00-17:30 duke respektuar protokollet e miratuara që janë të publikuara në e-albania, janë: dyqanet e veshjeve, të tekstileve, të këpucëve dhe artikujve prej lëkure, dyqanet që tregojnë mobilje, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë, dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara, shërbimi taxi, dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit.

Këto biznese lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre vetëm duke plotësuar dhe zbatuar protokollet e miratuara, duke siguruar kushtet e detyrueshme higjieno-sanitare dhe respektimin e distancimit fizik, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve”, bëri të ditur ministrja.

Po ashtu, lehtësira do të ketë nga e hëna edhe për “zonat e gjelbra”. Manastirliu ka bërë të ditur se do të ketë fasha orare të lëvizjes të përcaktuara për të moshuarit, për qytetarët që shkojnë në punë apo lëvizin me automjete, por në çdo rast duke shmangur grumbullimet. Janë klasifikuar si zona të gjelbërta ato qarqe apo bashki të cilat rezultojnë deri sot, me risk të ulët të transmetimit të infeksionit të shkaktuar nga COVID19: Qarku Dibër; Qarku Gjirokastër

Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq;

Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd si dhe Bashkia Divjakë.

 “Në zonat e gjelbra lëvizja e pensionistëve do të jetë nga 6:00- 08:30 të mëngjesit. Qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person. Në zonat e gjelbërta parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për 14 ditë dhe nuk do të lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë ne hapesirat publike. Sa i takon mjeteve private të transportit ato do të lejohen të qarkullojnë pa autorizim vetëm brenda Qarkut ose Bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer”, tha Manastirliu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy