Kremlini: Rusia nuk mund të garantojë që amerikanët e kapur nuk do të përballen me dënimin me vdekje

Kremlini: Rusia nuk mund të garantojë që amerikanët e kapur nuk do të përballen me dënimin me vdekje

Rusia nuk mund të garantojë që ish-ushtarakët amerikanë që janë kapur në Ukrainë nuk do të përballen me dënimin me vdekje.

Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një intervistë për televizionin NBC të transmetuar të hënën, cituar nga Tass.

Unë nuk mund të garantoj asgjë. Kjo varet nga hetimi”, tha ai kur u pyet nëse mund të garantonte se të burgosurit e luftës amerikane nuk do të përballen me të njëjtin fat si britanikët Aiden Aslin dhe Shaun Pinner dhe shtetasi maroken Brahim Saadoun të cilët u dënuan më parë, me vdekje nga një gjykatë në Republikën Popullore të Donetskut.

Mediat raportuan javën e kaluar se dy ish-ushtarakë amerikanë Alexander Drueke dhe Andy Huynh u kapën pranë Kharkovit.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha më 16 qershor se ishte gati të angazhohej me Rusinë në lidhje me shtetasit amerikanë që morën pjesë në konfliktin në Ukrainë.

Më 24 shkurt, Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi nisjen e një operacioni të posaçëm ushtarak në përgjigje të një kërkese për ndihmë nga krerët e republikave të Donbasit.

Perëndimi iu kundërpërgjigj vendimit rus duke vendosur sanksione gjithëpërfshirëse ndaj vendit dhe shtoi dërgesat e armëve në Kiev.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy