Gazetari Robert Papa në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me idenë e propozuar nga Rama për krijimin e një shteti bektashi në Shqipëri.
Ai tha se ky propozim është një shashkë radhës e kryeministrit Rama e cila pa marrë miratimin e ndërkombëtarëve nuk beson se mund të ndërtohet.
Sipas tij, Rama kërkon të lërë gjurmë para se të largohet, por ky propozim bie ndesh me kushtetutën dhe se nuk është i lehtë krijimi i një shteti të ri.
Besoj se ideja e Ramës është një shashkë e radhës, Rama gjithmonë ka dashur ta portretizojë veten si lideri global. Shteti islamik është Irani, s’mund të jetë një shtet islamik brenda Shqipërisë i barazvlefshëm me Vatikanin. Por nëse kjo realizohet është diabolike sepse në Shqipëri marrëdhëniet ndërfetare kanë qenë të paqta.
Pra është diçka malinje, por pa marrë një konfirmim nga ndërkombëtarët nuk mund të kaloj. Nuk besoj se do e bënte këtë ide pa marrë një miratim nga Erdogan duke qenë se i ka marrëdhëniet e mira me të. Them se Rama vuan nga megalomania.
Mbetet diabolike, biendesh me kushtetutën dhe kalon përtej shpatullave të Ramës, sepse në pamje të parë të krijon idenë e kalifatit, ISIS dhe duke ngritur strukturat e shtetit nuk do jenë thjeshtë ato teqet, por do ketë pasaporta, banka dhe kjo do i shërbente indirekt Vuçiç dhe loja do hapej shumë, nuk është kaq e thjeshtë.
Nuk do ishte aq e lehtë sepse krijon problem. Rama ndodhet që ka ndikim të madh ndaj Soros dhe është servil ndaj Izraelit dhe sivëlla me Vuçiç, këtu duhen parë për mua sponsorët, por nëse amerikanët e lejojë do krijohet nëse ata thonë jo, nuk bëhet.



