
Blerja e temave të diplomave është kthyer në një zgjidhje të vlefshme për të gjithë ata studentë që nuk dëshirojnë ta punojnë vetë një të tillë. Lehtësisht online mund të gjesh faqe që të ofrojnë tema diplome për të gjitha fakultetet kundrejt një pagesë nga 100-450 euro. Pedagogët në shumë raste thonë se i dallojnë këto tema, por s’kanë mekanizmat për të vërtetuar dyshimet e tyre.



