Kremlini akuzoi këtë të premte presidentin francez Emmanuel Macron për nxitje të tensioneve në Evropë me deklaratat e tij shumë provokuese për Ukrainën.

Lajmi u bë me dije se agjencia shtetërore e lajmeve RIA.
RIA citoi zëdhënësin e Kremlinit Dimitry Peskov: Le të themi se zoti Macron demonstron mbështetje absolute për regjimin ukrainas dhe deklaron se Republika Franceze është e gatshme të marrë pjesë drejtpërdrejt në konfliktin ushtarak .
Ditën e djeshme presidenti Macron tha se Parisi po planifikon të furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë Mirage 2000.



