Juncker viziton në shkurt vendet e Ballkanit Perëndimor: E meritojnë perspektivën europiane

Juncker viziton në shkurt vendet e Ballkanit Perëndimor: E meritojnë perspektivën europiane

Vendet e Ballkanit Perëndimor e meritojnë realisht integrimin në BE dhe kjo duhet të bëhet një qëllim në vetvete, tha presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker dje në Parlamentin Europian. “Pranimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të bëhet realitet kur të plotësohen kushtet që janë vendosur për këtë”, shtoi Juncker.

Kreu i Komisionit Europian tha se gjatë shkurtit dhe marsit do të vizitojë disa vende të Ballkanit Perëndimor, për t’u njohur me qëndrimet dhe pritshmëritë e tyre.

Juncker theksoi se të gjitha mosmarrëveshjet për kufijtë mes këtyre vendeve duhet të zgjidhen para pranimit në BE. Ai theksoi se sundimi i ligjit është kushti i dytë për anëtarësimin në BE.

Ndërkohë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jesn Stoltenberg, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shkup. Stoltenberg do të zhvillojë takime me krerët e shtetit dhe partive politike. Gjatë këtyre takimeve, pritet që Stoltenberg të diskutojë në lidhje me punën e bërë deri tani nga qeveria e re në procesin e reformave në kuadër të integrimit europian dhe atij euroatlantik. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy