Industria e drurit, Peri: Importojmë lëndën e parë, eksportojmë shumë pak produkte

Industria e drurit, Peri: Importojmë lëndën e parë, eksportojmë shumë pak produkte

Leonidha Peri, dekan i Fakultetit të Shkencave Pyjore, tha në MCN Economy se pjesa më e madhe e drurit për prodhimin e mobiljeve vjen nga importi. Sipas tij, varësia nga importi i lëndës së parë është bërë shkak për mosrritjen e këtij tregu.

Importet do të luajnë rol në industrinë e drurit. Që prej 2016 kemi moratorium për pyjet. Pra një pjesë e madhe e lëndës së parë vjen nga importi. Ne kemi edhe kompani që eksportojnë, me vështirësi. Jemi treg i vogël. Importi është disa herë më i lartë se eksporti.

Problematika që kemi parë me vite është se këto kompani janë të orientuara në një treg. Për momentin nuk mund të të jap një shifër.

Shqipëria është treg i vogël. Një industri që investon, orientimin e ka te eksporti.

Sipas Perit, industria e drurit mund të rivitalizohet vetëm nëpërmjet internacionalizmit të kompanive vendase.

Ne duhet të identifikojmë të gjitha kompanitë që janë në treg. Ajo që duam të bëjmë përmes një projekti është t’i internacionalizojmë kompanitë tona. Sllovenia është treg i vogël, por kompanitë e tyre janë të orientuara në eksport. Ti nuk ndërton sot fabrika ndërkombëtare letre. Do një investim mbi 1 miliard dollarë. Ajo që ne mund të bëjmë është përmes teknologjisë dhe cilësisë.

Druri është i shtrenjtë dhe teknologjia për të prodhuar me të është më e ndërlikuar.

E rëndësishme është t’i bëjmë bizneset të qëndrueshme. Kjo bëhet vetëm nëpërmjet internacionalizimit. Industria ka arritur në një pikë që ka reflektuar edhe te pagesat.

Ka një rënie drastike të numrit të studentëve. Ne hapëm një degë të re, kërkesa ishte e lartë. Ajo kërkesë mbetet. Dega e industrisë së drurit është prioritare. Studentët po mbajtën mesataren mbi 8.5, marrin një pagë minimale në muaj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy