Një grua nga Zelanda e Re ka gjetur vdekjen, pasi përplasi kokën në tokë nga presioni i lartë i ajrit që avioni ka shkaktuar kur është ngritur në një plazh të famshëm ku aeroplanët fluturojnë ngjitur me kokat e pushuesve.
57-vjeçarja iu bashkua qindra turistëve të tjerë dhe po mbahej në një gardh me zinxhirë në aeroportin e territorit holandez të Karaibeve të Sint Maarten por presioni i lartë ka bërë që asaj ti shkëputen duart dhe të godasë kokën në një bordurë betoni.
Gruaja ka qenë me familjen e saj kur një Boeing 737 u nis për në Trinidad, duke u rrëzuar prapa në beton.
Në Maho Beach pista e avionit ndodhet vetëm pak metra larg plazhit ku pushojnë turistët dhe njihet si aeroporti më i frikshëm në botë. Për këtë arsye mjëra njerëz që kërkojnë aventurë dhe emocione mblidhen çdo ditë aty për ta provuar këtë ndjesi.
Turistët që vizitojnë plazhin piktoresk rregullisht ngjiten në gurë për të parë avionët që vijnë për tu ulur në pstën e aeroportit, pavarësisht shenjave që paralajmërojnë në mënyrë të veçantë për rrezikun që ata do të hasin..



