
Në fjalën e mbajtur sot në Samitin e Komunitetit Politik në Granada të Spanjës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se fillimisht duhet të ketë sanksione ndaj Serbisë, pastaj të nisë dialogu.
“Nuk ka arsye për t’u takuar para se të ndërmerren sanksionet ndaj Vuçiçit. Fillimisht sanksionet dhe më pas mund të flasim për të tjerat”, ka theksuar kryetarja e shtetit të Kosovës.
“Nuk kemi takime të ndara të konfirmuara, por jam e sigurt se do ta kem mundësinë sepse shumica e diskutimeve në këtë samit do bëhen derisa jemi të gjithë në sallë, prandaj shpresoj se do ta kem mundësinë të diskutojmë për këto”, ka shtuar ajo.
Kujtojmë që më 24 shtator një grup terroristësh serbë kryen një sulm në Banjskë, ku humbi jetën një rreshter i Kosovës, si dhe tre agresorë serbë.



