Trupat e Forcave Mbrojtëse Izraelite (IDF) po zgjerojnë operacionet e tyre tokësore në zonën Jabaliya në Rripin verior të Gazës.
Lajmin e bëri me dije vetë IDF, duke theksuar se ushtarët po veprojnë kundër organizatave terroriste në zonë.
"Deri më tani, qindra vende të infrastrukturës terroriste janë çmontuar, janë gjetur armë të shumta dhe dhjetëra terroristë janë eliminuar", thuhet në një njoftim për shtyp të publikuar në Telegram.
Sipas Al Jazeera të paktën 15 palestinezë janë vrarë që nga agimi i sotëm në sulmet izraelite në Gaza.
Dy persona u vranë ndërsa prisnin ushqim në një zonë në veriperëndim të qytetit të Gazës.



