
Prokuroria për Krime të Rënda ka zgjatur edhe me tre muaj hetimet ndaj ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla. Në pritje të letër porosive nga jashtë vendit, prokurori i krimeve të rënda Klodian Braho i ka kërkuar gjykatës të zgjat me tre muaj afatet për dosjen ndaj ish eprorit të tij dhe ish kryeprokurorit Adriatik Llalla. Kjo është hera e tretë që Prokuroria kërkon shtyrjen e hetimeve.
Hetimet për Adriatik Llallën kanë nisur në mars të vitit 2018 për mos deklarim të parave në kufi dhe shpërdorim detyre.
Më 9 gusht 2018 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda rrëzoi kërkesën e ish-kryeprokurorit për heqjen e sekuestros preventive.



