‘Kush është sot një lexues nesër bëhet drejtues’, Vela: Është kthyer vëmendja tek libri

‘Kush është sot një lexues nesër bëhet drejtues’, Vela: Është kthyer vëmendja tek libri

Botuesja Elda Vela në “Zgjohu me MCN” ka folur për disa nga titujt më të fundit të librave, ku vuri në dukje se kohët e fundit është kthyer sërish vëmendja tek leximi.

Ajo tha se lexuesit janë afruar sërish me leximin, ndërsa titujt që ajo veçoi për shikuesit janë, “Diana dhe Dodi”, “Një jetë në Shkencë”, “Në kufijtë e mallit dhe brengës”.

Sipas saj, interesante mbetet fakti që drejt librit janë kthyer kryesisht të rinjtë, të cilët po tregojnë një pasion të tejskajshëm, due na bërë të mendojmë se e ardhmja do t jetë e ndritur.

Ky është muaji i leximit dhe si çdo vit në 16 nëntor deri 20 hapet dhe panairi i librit dhe vihet re se lexuesi i është afruar sërish librit. Ka bërë që të rinjtë të kthejnë vëmendjen sërish te libri, dhe e shohin këtë jo vetëm si një proces për ti bërë ata më të rrjedhshëm por dhe për njohuri. Shpesh herë bashkëbisedojmë në inbox me menaxherët e këtyre faqeve dhe janë kryesisht të rinj fare ata që lexojnë. Kanë pasion të tejskajshëm dhe kjo tregon se e ardhmja është shumë e ndritur sepse kush është sot një lexues nesër është drejtues.

Duke u ndalaur tek disa nga titujt, Vela veçoi ‘Diana dhe Dodi’, një histori dashuroe midis Dianës, princeshës së Uellsit, dhe Dodi Fajedit.

Aty tregohet në mënyrë të thjeshtë respekti që ai ka për padronin e tij. Mënyra se si është shkruar ka dhënë detaje sa më të ngrohta dhe kemi vënë re se ky libër e ka sjell princeshë Dianën në përditshmëri. Përditshmëria e saj paraqitet në këtë libër. Historia e tyre mbaroi në mënyrë të trishtueshme. Ajo theu të gjitha rregullat dhe libri e transmeton shumë të thjeshtë dhe të dashur ashtu si do donim ta njihnim atë në përditshmëri. Lexuesit janë shumë të prirur të mësojnë për historitë personale të personave të njohur.

Një tjetër libër i bukur dhe i ri është 'Të fshehtat e Xhaipurit', për kulturën indiane ka gjithmonë kuriozitet.

Kultura e tyre na ngjason me tonën. Kur lexon shumë libra nuk ke jetuar vetëm jetën tënde por ke hyrë dhe në jetën e personazheve.

‘Një jetë në shkencë’, libër publicist, ku shpaloset jeta e Fajnmanit, një gjeni i papërmbajtshëm.

‘Në kufijtë e mallit dhe brengës”, historia e dy të dashuruarve që njihen në Neë York por që vijnë nga Palestina dhe Izraeli. Historia e tyre nuk përfundon siç duhet por jep një mesazh të bukur.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy