Islandë/ Shpërthimi i vullkanit kërcënon portin e Grindavik-ut, banorëve u bëhet thirrje të largohen nga shtëpitë e tyre

Islandë/ Shpërthimi i vullkanit kërcënon portin e Grindavik-ut, banorëve u bëhet thirrje të largohen nga shtëpitë e tyre

Rreth 4 mijë banorëve të portit të Grindavik-ut, në jug-perëndim të Islandës dhe jo shumë larg kryeqytetit Reykjavyk, u është bërë thirrje të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të shpërthimit vullkanik që mund të shkatërrojë qytetin port.

Sipas parashikimeve të ekspertëve, lëvizjet e magmës që qëndron në themel të kores së tokës në zonë duket se çojnë në parashikimin e një aktiviteti të rëndësishëm vullkanik. 

"Ne jemi shumë të shqetësuar për shtëpitë dhe infrastrukturën në zonë", tha menaxheri i mbrojtjes civile dhe emergjencave të Islandës, Vidir Reynisson.    

Grindavik ndodhet rreth 40 kilometra larg kryeqytetit dhe është afër termocentralit gjeotermik Svartsengi, furnizuesit kryesor i energjisë elektrike dhe ujit për 30 mijë banorë të gadishullit Reykjanes. 

Është gjithashtu afër spasë gjeotermale Blue Lagoon, një destinacion popullor turistik që tashmë është mbyllur përkohësisht si masë paraprake gjatë ditëve të fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy