Mustafa nuk do i tërheqë ministrat për shkak të Covid-19

Mustafa nuk do i tërheqë ministrat për shkak të Covid-19

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa të enjten deklaroi se nuk do të tërheqë ministrat dhe zv/ministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje, për shkak se vendi po përballet me pandeminë Covid-19.

Duke folur për herë të parë që pas rrëzimit ditën e djeshme të qeverisë së Albin Kurtit, kreu i LDK-së theksoi se koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë më mocionin e votëvesimit me votat e mbi 2/3 së deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, nëse do të vazhdojë të punojë me këta ministra gjatë kësaj gjendje emergjente, derisa të zgjidhet qeveria tjetër.

Apo do të vazhdojë të bëjë veprime të tjera, thekson Mustafa, ashtu siç liroi nga pozita e zv/kryeministrit të parë para mesnate, Avdullah Hotin.

Koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës mori fund, dy muaj pas marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Kuvendi i Kosovës votoi me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim të mërkurën mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Albin Kurti drejtoi ekzekutivin e vendit për vetëm 51 ditë, duke qenë kjo Qeveria më jetëshkurtër ndonjëherë në Kosovë.

Vetëm Vetëvendosje dhe 3 deputetë të LDK-së, një prej tyre Vjosa Osmani, votuan kundër mocionit.

Mocionin për rrëzimin e Kurtit e nisi Lidhja Demokratike e Kosovës, me të cilën Lëvizja Vetëvendosje ishte në koalicion qeverisës. Konflikti mes dy forcave të koalicionit nisi pasi Kurti shkarkoi pa paralajmërim ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Ka qenë kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ai që deklaroi se dy aleatët kanë mospajtime rreth heqjes së tarifës 100% për inicimin e dialogut me Serbinë, një qëndrim ky që po rrezikon edhe partneritetin me SHBA-në.

"Ne nuk shohim më mundësi dhe bashkëqeverisje me Vetëvendosjen ... Andaj, do të marrim iniciativë të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë dhe mandej mbetët përgjegjësi e të gjitha partive politike, dhe institucioneve të vendit që të gjejnë zgjidhje si të dilet nga kjo situatë", tha Mustafa.

Tensionet në koalicion u theksuan kur kryeministri Albin Kurti shkarkoi Agim Veliun nga pozita e ministrit të Brendshëm.

Shkarkimi i tij, erdhi për shkak të një deklarate se epidemia e koronavirusit po infektonte nga ora në orë qytetarë të shumtë dhe se kërkesa e presidentit Thaçi, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, ishte e justifikuar.

Megjithatë, kjo deklaratë, për Albin Kurtin ishte tradhti ndaj qeverisë dhe rendit.

"Nuk mundet një ministër t’ia mbajë ison idesë së presidentit për një ide nga e cila presidenti u zmbraps sot... Duhet të presim se çka do bëjnë e veprojnë, e pastaj të përgjigjemi për mocionin e LDK-së. tash duhet të përqendrohemi me gjithë kabinetin qeverisës për luftimin e virusit korona", u shpreh, kryeministri Kurti.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa pati deklaruar se nuk sheh mundësi për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe kjo për shkak të situatës emergjente me të cilën përballet vendi, me koronavirusin./TVT.al/ 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy