Diaspora shqiptare për herë të parë do të ketë të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare 2025.
Emisioni “FactCheck” zbardh listën e dokumenteve që duhet të vetëdeklarojnë shqiptarët që banojnë jashtë vendit, ndërsa ende nuk dihet nëse deri ditën e zgjedhjeve ata do të organizohen në një parti politike me kandidatët e tyre.
Edhe pse prej tre dekadash nuk ka një shifër të saktë të diasporës shqiptare, ajo përllogaritet në 10 milionë e ndarë në katër kontinente, afro 4 herë më shumë nga 2.4 milion banorë të vetëdeklaruar në regjistrimin zyrtar Cens23.
Në këtë shifër prej 10 milionë më shumë se gjysma e tyre janë në moshë madhore me të drejtë vote dhe me vendimin e gjykatës kushtetuese atyre u njihet e drejta të zgjedhin deputetët e legjislaturës 2025-2029.
Por si ata do të votojnë dhe çfarë hapash duhet të ndjekin?
1. Çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote që ndodhet jashtë vendit në datën e zgjedhjeve dhe që dëshiron të ushtrojë të drejtën e votës për zgjedhjet për Kuvendin nga atje ku ndodhet, duhet të regjistrohet në listën e zgjedhësve jashtë vendit, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë vendim.
2. Regjistrimi i zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit realizohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Emisioni FactCheck ka siguruar draftin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve ku për të votuar nga jashtë Shqipërisë do duhet së pari vetëregjistrimi dhe një listë dokumentash si vijon:
i. certifikatë pronësie ose dokument ekuivalent në shtetin e rezidencës që provon pronësinë e banesës;
ii. vërtetim banimi ose dokument tjetër ekuivalent i lëshuar nga organe shtetërore të vendit të rezidencës, ku përcaktohet adresa e banimit.
iii. kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;
iv. kontratë kredie për blerje të banesës;
v. kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;
vi. kontratë furnizimi ose faturë të energjisë (gaz ose elektrike) në banesë;
vii. kontratë ose faturë të ofrimit të shërbimit të internetit/telefonisë fikse në banesë;
viii. dokument të lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin, i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësit në një institucion shëndetësor, kamp emigracioni, apo tjetër të ngjashëm;
c) Ngarkon në PER të dhënat e mëposhtme:
i. adresën personale të postës elektronike (email);
ii. numrin e celularit personal;
iii. adresën e banimit e cila duhet të përmbajë të paktën këto të dhëna: shtetin, kodin postar, qytetin, emërtesën e rrugës, numrin e banesës, elemente të tjera të adresës (nëse ka).



