U gjet i vdekur në banesë, policia e Durrësit: Kishte shenja dhune dhe plagë me thikë

U gjet i vdekur në banesë, policia e Durrësit: Kishte shenja dhune dhe plagë me thikë

Policia e Durrësit del me deklaratë lidhur me 51-vjeçarin e gjetur të pajetë mbrëmjen e së mërkurës në banesën e tij.

Konfirmohet se Valbon Beqiraj është vrarë, për shkak se në trupin e tij janë gjetur shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me thikë.

Rreth orës 19:30, shërbimet e policisë kanë marrë njoftim se në lagjen nr. 12, Durrës, në banesë, është gjetur pa shenja jete shtetasi Valbon Beqiraj, alias Marko Beqiraj, rreth 51 vjeç.

Nga ekspertiza paraprake mjekoligjore e kryer nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se në trupin e 51-vjeçarit kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës thikë, si pasojë e të cilave dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën.

Përgjatë natës dhe aktualisht, grupi i posaçëm hetimor ka kryer dhe është duke kryer një sërë veprimesh të thelluara hetimore, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në përfundim të veprimeve, do të ketë një njoftim të plotë dhe të detajuar në lidhje me këtë ngjarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy