Zbulohet një “kopje” e sistemit tonë diellor

Zbulohet një “kopje” e sistemit tonë diellor

Një sistem planetar me shumë sozi të Tokës është zbuluar jo shumë larg planetit tonë, vetëm 40 vite dritë. Planetet mund të kenë ujë dhe kushte të nevojshme për zhvillimin e jetës. Zbulimi është publikuar në revistën “Nature” dhe është kryer nga një gfrup studiuesisht të Universitetit të Liezhit në Belgjikë.

Planetet rrotullohen rreth yllit Trappist-1, shumë më i vogël dhe më i dobët se Dielli.

“Është një system planetar i jashtëzakonshëm, jo vetëm sepse ka shumë planete, por edhe sepse të gjithë çuditërisht kanë të njëjtat dimensione me Tokën”, thotë koordinatori i studimit, Michael Gillon.

Pasi është vëzhguar me teleskopin “Trappist”, i vendosur në Kili në afërsi të Observatorit Europian, studiuesit kanë arritur në përfundimin se tre prej planeteve të këtij sistemi janë në distancën optimale me yllin, që bën të mundur që në sipërfaqen e tyre të ketë ujë në gjendje të lëngshme.

Gjashtë planetet më pranë yllit në qendër të sistemit kanë dimensioned he temperaturë të ngjashme me Tokën, por studiuesit mendojnë se përbërja e tyre është kryesisht shkëmbore.

Por nëse planetet janë zbuluar tani vonë, ylli rreth të cilit lëvizin nuk është i ri për shkencëtarët. Trappist-1 është zbuluar në maj të vitit 2016.

I gjendur në yjësinë e Shigjetarit, ai ka një masë sa 8% e Diellit të sistemit tonë.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy