Samiti/ Milo: Shqipëria fiton nëse investimet në uzina do bëhen me kapital perëndimor. S’pati unitet nga të 6-të shtetet në raport me Rusinë (VIDEO)

Samiti/ Milo: Shqipëria fiton nëse investimet në uzina do bëhen me kapital perëndimor. S’pati unitet nga të 6-të shtetet në raport me Rusinë (VIDEO)

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo duke komentuar samitin mbi Ukrainën në Tiranë tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se me pak investim mund të vihen në funksion ish-uzinat dhe fabrikat e rrënuara të armatimit, në kuadër të sipërmarrjes së përbashkët për prodhim armatimesh që do t’i duhen Kievit. Sipas Milos Shqipëria mund të rinovojë infrastrukturën, të ketë një bazë armatimi në rast nevoje dhe të punësojë njerëz në këto uzina. Milo shtoi se Shqipëria ka përmirësuar imazhin dhe ka shtuar kredibilitetin e saj në bashkëpunimin me partnerët perëndimorë.

Organizimi i Samitit ishte një ngjarje e rëndësishme, për faktin që i dha një mbështetje Ukrainës si vende të Ballkanit Perëndimor në luftën e saj kundër Rusisë. E dyta, fitoi një mbështetje më konkrete nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që mund të konkretizohet me iniciativa të tilla për krijimin e një sipërmarrje të përbashkët për prodhim armatimesh që do t’i duhen Ukrainës për luftën me Rusinë. Ne vendet e Ballkanit Perëndimor, duke filluar nga Shqipëria, ka një numër të caktuar të ish-uzinave dhe fabrikave të armatimit, të cilat ose janë rrënuar, ose janë në proces rrënimi, ose kanë ndërruar destinacion. Por ato ekzistojnë dhe me pak investim, nëse parashikojmë që lufta do jetë e gjatë, Ukrainës do t’i duhen armatimet qoftë nga vende të tilla si nga Ballkani Perëndimor, sepse është një armatim që ka një trashëgimi nga e kaluara nga bashkëpunimi me Rusinë dhe Kinën, dhe kjo infrastrukturë ushtarake me pak investim mund të rivihet në lëvizje. Shqipëria nuk humbet ndonjë gjë nëse investimet që do bëhen do jenë perëndimore. Sepse do investojnë qoftë kapitalet amerikane qoftë Europiane Perëndimore. Mund të ndodh që Shqipëria e para rinovon një infrastrukturë që e ka lënë të vdekur dhe e dyta punëson njerëz, dhe ka përfitim ekonomik direkt. Duke patur një prodhim armësh të niveleve që do caktohen, do përfitojë edhe vet, do kishte një bazë armatimi që në rastin më të keq mund ta shfrytëzonte. E shoh me shumë interes këtë propozim që është bërë, është bërë nga Zelensky, apo është sugjeruar nga të tjerët, kjo mbetet për t’u parë në vijim.

Ukraina fiton një mbështetje publike nga disa vende të Ballkanit Perëndimor. Ka një bashkësi interesash që forcon marrëdhëniet mes këtyre vendeve, pra zgjeron aleancën dhe mbështetjen. Tjetra, Shqipëria fiton vetëm në një drejtim, çështje imazhi. Realisht Shqipëria nuk fiton gjë tjetër, sepse as nuk shet as nuk ble armë. Shqipëria është një vend i vogël, modest, me kapacitete të kufizuara, dhe duhet patur kujdes që të mos kapërcehen mundësitë që ka një vend i vogël, për të bërë politika të mëdha. Por ajo që duhet përshëndetur, është që Shqipëria dëshmon që ka një politikë të jashtme aktive që i ka dhënë Shqipërisë përfitime në planin ndërkombëtar, e ka bërë të njohur në forumet ndërkombëtare, dhe ka shtuar kredibilitetin e saj në bashkëpunimin me partnerët perëndimorë”.

Milo theksoi se me samitin e sotëm nuk u arrit ndonjë unitet mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në raport me Rusinë, pasi ato mbetën në pozicionet e mëparshme. 

Nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, 5 vende kanë mbajtur qëndrime të qarta pro perëndimore dhe në mbështetje të Ukrainës, i vetmi vend që ka patur dilema dhe kanë bërë politika të dy karrigeve, është Serbia, që nga njëra anë ka mbështetur rezolutat e OKB-së që dënojnë agresionin rus në Ukrainë, por nga ana tjetër s’u është bashkuar sanksioneve që BE ka vendosur ndaj Rusisë. Serbia po ndjek politikën që ta ketë mirë edhe me Rusinë, edhe me fuqitë perëndimore, në interes të vet. Pritej që në përfundim të samitit duhet të miratohej një deklaratë e përbashkët, projekti i së cilës u ishte shpërndarë qeverive të vendeve, që duhet ta miratonin dhe ta shpallnin sot. Mirëpo unë nuk dëgjova që kjo deklaratë të shpallet, kjo më vë në dyshim që vendet s’kanë rëndë dakord me përmbajtjen e kësaj projektdeklarate. Vuçiçi la të kuptohet që ka disa terma me të cilat Serbia s’bie dakord, për sanksione ndaj Rusisë, apo përdorimi i një terminologjie që për Beogradin është e papranueshme. Nuk u arrit sot ndonjë manifestim uniteti i vendeve të Ballkanit Perëndimor kundrejt Rusisë, mbetëm në ato pozicione ku kemi qenë deri më tani”.

Pasi u vu në dijeni për faktin që ka dalë deklarata e përbashkët, Milo tha:

Tani ka dalë deklarata. Duhet të dimë nëse ka pasur redaktim apo ka mbetur deklarata me përmbajtjen e variantit të parë. Kjo deklaratë ka mbetur në kuadrin e atyre termave të njohura, dhe për të mos e lënë takimin pa deklaratë janë bërë koncesione të tilla me redaktimin”. 

Ish-ministri i Jashtëm tha që prania e Aleks Sorosit nuk mund të konsiderohet si përfaqësi zyrtare e SHBA-ve. Ndërsa për mos praninë e Kurtit, ai shtoi se nuk do të besojë që shmangia e kryeministrit të Kosovës të ketë qenë e qëllimshme. 

Kjo është një sipërmarrje shqiptare dhe ukrainase, sepse kanë rënë dakord që këto dy vende të iniciojnë nismën, patjetër që ka pasur konsultime paraprake diplomatike për ta organizuar dhe është marrë pëlqimi i këtyre vendeve për të ardhur në Tiranë. Por prania e Aleks Sorosit s’duhet marrë si një përfaqësi zyrtare e SHBA-ve. Aleks Soros s’e ka një kapacitet të tillë zyrtar, por prania e tij dëshmon për një interes të vazhdueshëm që ka pasur George Soros ndaj Ballkanit Perëndimor. Macron nuk mund të ndërmarrë veprime unilaterale dhe të dërgojë vetëm Franca trupa në Ukrainë. Kemi të bëjmë edhe me lëvizje politike, që janë për konsum të brendshëm, pasi Scholz dhe 3-4 vende të tjera e kundërshtuan. Kryeministri Mitsotakis s’është pjesë e Ballkanit Perëndimor, Greqia vetë, kështu që mungesa nuk besoj se ka nevojë për komente. Nesër ka sens, sepse flitet si samit i Ballkanit Perëndimor me BE. Për Kosovën ishte Presidentja Osmani. Nuk dua ta besoj se mund të jetë bërë e qëllimshme që z.Kurti të shmangte një ardhje në Tiranë, për të shprehur solidaritetin e qeverisë së tij, por këto mbeten për t’u parë në vijimësi. Nëse Ukraina do ta njihte Kosovën do shfrytëzohej nga Rusia për të legjitimuar pushtimin e Krimesë dhe territoreve në Ukrainën Lindore”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy