“Është prekur pavarësia e BSH”, Korreshi: Sejko duhet të bëjë kallëzim penal. Nëse ka marrë vendime që dëmtojnë Shqipërinë të akuzohet për "shpërdorim detyre"

“Është prekur pavarësia e BSH”, Korreshi: Sejko duhet të bëjë kallëzim penal. Nëse ka marrë vendime që dëmtojnë Shqipërinë të akuzohet për "shpërdorim detyre"

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi tha në studion e MCN Live se guvernatori i Bankës së Shqipërisë duhet të bëjë një kallëzim penal për presionet që ai foli në Komisionin e Ekonomisë.

 

Sinjali i parë u dha nga Prokurori i Përgjithshëm, sinjali i dytë u dha nga guvernatori i BSH. Është alarmante sepse për mua guvernatori i BSH përveç se ka detyrimin ligjor se ndryshe shkon për moskallëzim krimi, duhet të bëjë kallëzim penal për presionet që ka mbi pavarësinë. BSH ka një bord që të gjithë duan të shkojnë. Shkojnë ish-ministrat, të gjithë duan të shkojnë atje. 

 

Kur guvernatori i BSH ka një informacion, njësoj si SPAK sa i përket anës financiare, ka të bëjë me politikat pse kanë rënë valutat në Shqipëri, di sa valuta ka. Nuk maten më me milionë euro, por me kg euro. Kanë marrë makina dylli për të dyllosur lekët, që të mos i prishen siç i prisheshin në Kolumbi. 

 

Guvernatori gjendet në një presion të tillë, ky presion duhet të zbardhur.

Nuk besoj se guvernatori është emocional. 

Nëse Sejko pranon që për shkak të presioneve nuk ka ushtruar detyrën dhe ka marrë vendime që dëmtojnë sot Shqipërinë, ai duhet të akuzohet për shpërdorim detyre. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy