Bisedë telefonike Scholz-Zelensky: Do bëjmë gjithçka për të mundësuar eksportin e grurit

Bisedë telefonike Scholz-Zelensky: Do bëjmë gjithçka për të mundësuar eksportin e grurit

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kanë rënë dakord "të bëjnë gjithçka" për të mundësuar eksportet e drithërave nga Ukraina, ndërsa shqetësimet rriten për një krizë globale ushqimore. 

Gjatë një telefonate të mërkurën, Scholz informoi liderin ukrainas për telefonatat e tij me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin francez Emmanuel Macron më 28 maj.

"Kancelari dhe presidenti ukrainas shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi situatën aktuale ushtarake dhe humanitare në Ukrainë. Ata ranë dakord se duhet bërë gjithçka për të mundësuar eksportin e grurit nga Ukraina, veçanërisht nga deti”, thuhet në njoftimin për media.

Biseda telefonike mes liderëve vjen ndërsa ministrat e jashtëm turk dhe rus u takuan në Ankara të mërkurën për të diskutuar çështjet lidhur me eksportet e grurit nga Ukraina.

Në një postim në Twitter të mërkurën, Zelensky tha se ai ngriti çështjen e "përputhshmërisë së Rusisë me rregullat ndërkombëtare të trajtimit të të burgosurve të luftës" me Scholz. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e vendimeve për integrimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy