
Projektligji i ri për lojërat e fatit është në fazën e diskutimit të komisionet parlamentare. Në studion e MCN Economy, Pano Soko, ekspert i ekonomisë, tha se ligji i ri synon të parandalojë “strehimin” e individëve me rekorde kriminale te kjo industri.
Po përpiqen të kuptojnë çfarë po bëjnë. Duan të jenë të sigurt që shqetësimi kryesor, ai që ka qenë më parë, që kjo industri të mos kthehet në çerdhen e atyre që kanë rekorde kriminale.
Ideja është që ky ligj duhet të kalojë tani që kalon buxheti. Pra, projeksionet buxhetore të materializohen. Kjo duhej të ishte bërë më shpejt se buxheti.
Soko tha se nevoja për një ligj të ri ka lindur para mbylljes së lojërave të fatit nga qeveria disa vite më parë.
Mund të sjellë 2-3 miliardë lekë. Në momentin kur u mbyllën bastet ka qenë në momente diskutimi ligji i ri. Dy ditë më parë, Arben Ahmetaj kishte bërë një takim te 15-katëshi për rregullimin.
Sipas Sokos, falë ligjit të ri Shqipëria do të fusë brenda kornizës të gjitha lojërat që luhen online.
Sot ky ligj do të lejojë organizimin e basteve sportive. Kemi mundësinë të implementojmë e-gamig. Ligji bëhet njëherë dhe duhet parashikuar të zgjasë sa më shumë në kohë. Kështu duhen futur të gjitha bastet elektronike. Ideja është që hajde ta bëjmë që tani, me qëllimin që ta rregullojmë.



