
Çdo vit, Universiteti i Kembrixhit organizon konkursin për fundshpinën më të bukur. Fituesja e vitit 2017 quhet Vita dhe thotë se pavarësisht peshës, ajo e meritonte këtë titull. Vita e konsideron këtë fitore për femrat që duhet të mësojnë të pranojnë trupin e tyre.
Fotoja e saj mori 24.32 % të votave të studentëve lexues rë gazetës “The Tab”.
“Nuk kam trupin më atletik dhe e di që jam paska mbi peshë. Por kjo do të thotë shumë për mënyrën sesi bota e sheh pranimin e trupit tënd. Nuk e prisja as të hyja në 10-she, aq më pak të isha fituesja”, thotë ajo.
Konkursi zhvillohet nëpërmjet fotove, të cilat votohen më pas nga studentët. Konkurrentet mund të ruajnë anonimatin, pasi nuk paraqiten me fytyrë.



