Policia britanike ka arrestuar pesë persona përpara një proteste nga aktivistët e ndryshimit të klimës që planifikuan të përdorin drone për të ndërprerë fluturimet në aeroportin “ Heathrow” të Premten.
Tre burra dhe dy gra u arrestuan të dyshuar për komplot që krijon një shqetësim publik në lidhje me operacionet në aeroport.
"Plani ynë policor ka për qëllim parandalimin e veprimtarisë kriminale që paraqet rrezik sigurie në aeroport, për mijëra pasagjerë që gjenden aty. Ne besojmë se këto arrestime janë përgjigja e duhur për parandalimin e veprimtarisë kriminale", deklarohet nga zëdhënësja e policisë londineze.
Pesë personat e arrestuar, të cilët nuk janë emëruar, janë dërguar në një stacion policie në Londër.
Aktivistët janë shprehur se ata nuk do të fluturonin drone kur aeroplanët të ishin në ajër.
Vitin e kaluar, ligjvënësit britanikë miratuan zgjerimin e “Heathrow” me një pistë të tretë. megjithëse Autoritetet lokale dhe grupet e mjedisit e kanë çuar këtë çështje në gjyq. /Reuters/



