Mbeti jashtë Parlamentit, reagon Mesila Doda: Shkelje e hapur e kodit zgjedhor

Mbeti jashtë Parlamentit, reagon Mesila Doda: Shkelje e hapur e kodit zgjedhor

Në zgjedhjet e 25 qershorit Mesila Doda e PDIU-së, e cila renditej e dyta në listën e Tiranës, ka mbetur jashtë Kuvendit të Shëqërisë. Po ashtu PDIU rrezikon të mos marrë dhe mandatin e parë në Tiranë, me një diferencë shumë të ngushtë votash.

“Partitë e mëdhaja kanë siguruar deputetë më shumë pak vota dhe kjo është për shkak të sistemi të monitoruar vetë që nuk është në të mirë të vendit. Shqipëria sot është në pragun e një lloj kontrolli absolut dhe te sistemi zgjedhor gjithashtu. Kush mbjell erën, korr stuhinë!

Presim një proces që duhet të mbarojë deri në fund. Sipas përllogarive jemi shumë afër mandatit në Tiranë. Nëse do kishim koalicione do kishte 10-12 deputetë. Kjo është një shkele. Ja ku jemi dhe njëherë në dëshirat e më të mëdhenjve”, është shprehur Mesila.

Më tej Doda, e pyetur nga gazetarët nëse do e shohim më publikisht tani që nuk do jetë deputete, u përgjigj, “Jeta është e gjatë dhe e bukur do keni mundësi të më shihni më vonë. E rëndësishme është që sistemi të shpëtohet pasi është lënë në buzë të greminës”.

Në Tiranë kreu i PDIU-së po lufton “dhëmbë më dhëmbë” me PS-në për një mandat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy