
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, foli shumë pak për temën e dialogut me Serbinë, sot pas takimin me kryeministrin Albin Kurti në Kosovë.
Megjithëkëtë, profesori i Asocuar i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, z. Milazim Krasniqi, në një komunikim me edicionin e lajmeve në MCN tv, ardhjen e Escobar dhe Laçak në Kosovë e sheh si një përpjekje pas një periudhe të neglizhencës dhe injorimit dhe një përpjekje për të kompensuar kohën e humbur lidhur me bisedimet mes Kosovës e Serbisë.
Ardhja e tij ka të bej me një përpjekje e Uashingtonit dhe Brukselit për ta shtyrë përpara procesin e negociatave i cili edhe ashtu definitivisht është i bllokuar, dhe në këtë aspekt deklaratat e tij të shkurtra, që flasin për miqësi dhe partneritetin më shumë janë një përpjekje për ta inkurajuar qeverinë e Kosovës, e cila në këtë aspekt është hezituese.
Në këtë prizëm unë besoj që vështirësitë janë evidente sepse ka një mentalitet bllokues edhe ne Kosovë, ndërsa sa i përket Serbisë, atje vazhdon politika konstante e diversionit ndaj procesit, dhe e diversionit ndaj perëndimit për shkak të politikave rusofile që mban qeveria atje.
Kështu që kjo nguti e Uashingtonit dhe Brukselit ka të bëj me rrezikun në rritje për destabilizimin e Ballkanit, si pasojë e politikave ruse, por e vërteta është që ka pasur një periudhë te neglizhencës dhe të injorimit të problemit edhe nga Uashingtoni edhe nga Brukseli kështu që po bëhet përpjekje për të kompensuar kohën e humbur por vështirësitë janë evidente.
Së fundmi Franca dhe Gjermania u kanë ofruar një propozim liderëve të Kosovës dhe Serbisë, një kornizë e re për dialogun midis dy shteteve për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e raporteve.
Krasniqi, e cilëson si mjaft problematike një propozim të tillë.
Këto dy shtetet qe kanë bërë propozimin meqë nuk e kanë njohur Kosovën, palët nuk i trajton si të barabarta në procesin e dialogut, dhe po mundojnë të karikojnë disa versione të reja të cilat përpiqen ti shndërrojnë në njëfarë oferte, por kjo, në fakt do ta çoj problemin drejt një konflikti të ngrirë, sesa drejt një zgjidhje përfundimtare.



