Partizani humbet testin e parë miqësor kundër Fenerbahçes

Partizani humbet testin e parë miqësor kundër Fenerbahçes

Partizani është mundur në testin e parë miqësor që zhvilloi në Antalya, kundër gjigandëve të futbollit turk, Fenerbahçes.

Një 90-minutësh mjaft i bukur u zhvillua mes të dyja ekipeve ku dhe interesi i tifozave ishte i larte, sfide e cila u transmetua live dhe në kanalin e TemA TV.

15-herë kampionët e shqipërisë u mundën me rezultatin 3-1 përballë një skuadre e cila është shumë më e fortë se të kuqtë duke treguar një kualitet dhe përgatitje të lartë në krahasim me Partizanin.

Fenerbahçe arriti që të zhbllokojë shumë shpejt rezultain, ku në harkun e 7-minutave arritën që të shënonin dy gola me autor Tufan dhe Fernandaon, të cilat erdhën dhe për shkak të një pakujdesie në mbrojtjen e Partizanit.

Rasti i vetëm në pjesën e parë për ekipin kryeqytetas erdhi në minutën e 40-të me anë të Ekuban që iu afrua golit.

Në pjesën e dytë është sërish Ekuban në minutën e 49-të, që shpërdoron një rast të pastër për të ngushtuar rezultatin.

Në minutën e 81-të Koybashi shënon dhe golin e tretë për Fenerbahcen.

Reagimi i Partizanit erdhi pas një minute me bomberin, Caleb Ekuban, që shënoi golin e vetëm për të kuqtë në këtë takim të parë miqësor.

Një test që do t’i shërbejë trajnerit, Sulejman Starova, për të rikuperuar difektet që u shfaqën në këtë sfidë edhe pse  Fenerbahçe është një ekip shumë i fortë.

Ndeshja e rradhës për të kuqtë do të jetë kundër Qabala me datë 13-janar./

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy