Studenti i Mjekësisë, Jon Sinoimeri, ka reaguar me revoltë ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit publikoi fotografinë e tij në një konferencë publike duke e akuzuar si shpërndarës droge.
Gjatë një deklarate para mediave, Sulejmeri hodhi poshtë pretendimet e kreut të ekzekutivit, duke provuar se në fakt është një student ekselent me rezultate maksimale dhe pa asnjë rekord kriminal.
Pasi pa veten në listën e personave të skeduar që kryeministri i ekspozoi si "kontingjent kriminal nën maskën e studentit", Sulejmeri vendosi të nxjerrë publikisht vërtetimin e notave të tij për të dëshmuar të vërtetën.
"Zoti kryeministër ka dalë sot dhe më ka akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh. Shikojeni të gjithë. Jam student i Mjekësisë, e kam të shkruar dhe s’e di se çfarë legjendash me mbret shpik ky. Nuk na ndaloni dot me këto gënjeshtra. Këto janë përpjekjet e fundit të një diktatori.", deklaroi i riu, duke treguar fletën e notave me mesatare 10.0.
Studenti kujtoi gjithashtu se kjo nuk është hera e parë që qeveria sulmon integritetin e të rinjve, duke vënë në dukje se Rama më herët i ka quajtur protestuesit edhe si "neokomunistë" apo pjesë të rrjetit ANTIFA.
Sulejmeri konfirmoi se të martën e kaluar është shoqëruar forcërisht nga policia, ku është mbajtur i izoluar dhe nën presion për shtatë orë e gjysmë pa asnjë arsye ligjore.
I pyetur nëse do të ngrejë një padi për shpifje ndaj kreut të qeverisë pas këtë cënimi të rëndë të imazhit, studenti u shpreh plotësisht skeptik për paanshmërinë e sistemit të drejtësisë.
"Dje tha treni. Por këto janë përpjekjet e fundit të diktatorit. S’e di nëse do ta denoncoj. S’kam kohë për denoncime të kota, janë institucione të kota. Te kush do ta denoncoj?!”,



